Programet e Tregut të Punës (Nxitjes së Punësimit)

Programet e Nxitjes së Punësimit

Nxitja e punësimit është ndër programet aktive i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshem apo afatgjatë ndikon në kërkesën për punë duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Përmes këtij programi Zyrat e Punësimit ndërhyjnë realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.

Këto programe janë në kuadrin e politikave qeveritare të fokusuara në masat aktive për uljen e papunësisë. Programet  aktualisht sot aplikohen mbështetur në disa VKM të ndryshme .

Klikoni linqet e mëposhtëm për më shumë detaje për aplikim:

Ligji i Nxitjes së Punësimit

  • Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.17 datë 15.01.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes
    së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”
  • Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 348, datë 29.4.2020  “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet vetëpunësimit”;
  • Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 535 datë 08.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të punëve publike në komunitet”;
  • Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 29.07.2020  “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19”
  • Prezantim për programet e nxitjes së punësimit
  • 
    
    Formular aplikimi për punëdhënësin

    Shënim: Formulari duhet të plotësohet ne portalin e-albania, dhe i dergohet në Drejtorive Rajonale dhe Vendore të Punësimit.


    Programi i Pagesës së Papunësisë

    Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.

    Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesi financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vëndit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, etj. Duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit.

    Klikoni linkun e mëposhtëm për më shumë detaje:

    Pagesa e Papunësisë në mbështetje të tregut të punës


    PUNËKËRKUES

    PUNËKËRKUES

    Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
    LEXO MË SHUMË

    PUNËDHËNËS

    PUNËDHËNËS

    Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
    LEXO MË SHUMË

    ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL

    TRAINIME

    Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
    LEXO MË SHUMË