Programet e Nxitjes së Punësimit
Nxitja e punësimit është ndër programet aktive i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshem apo afatgjatë ndikon në kërkesën për punë duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Përmes këtij programi Zyrat e Punësimit ndërhyjnë realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.
Këto programe janë në kuadrin e politikave qeveritare të fokusuara në masat aktive për uljen e papunësisë. Programet aktualisht sot aplikohen mbështetur në disa VKM të ndryshme .
Klikoni linqet e mëposhtëm për më shumë detaje për aplikim:
Ligji i Nxitjes së PunësimitFormular aplikimi për punëdhënësin
Shënim: Formulari duhet të plotësohet ne portalin e-albania, dhe i dergohet në Drejtorive Rajonale dhe Vendore të Punësimit.
Programi i Pagesës së Papunësisë
Programi i pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
Programi i Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesë financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, etj. Duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit.
Klikoni linkun e mëposhtëm për më shumë detaje:
Pagesa e Papunësisë në mbështetje të tregut të punës
Hënë- Enjte : 8:00-16:30 Premte- 8:00-14:00
Tiranë
Cel: +35544538827
Email: kontakt@akpa.gov.al
Politikat e privatesise
WEBMAIL